Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar lidhur me arrestimin e pesë serbëve në Kosovë nën akuzat për krime lufte.
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të shtunën se pas një hetimi disamujor, ka arrestuar pesë serbë të dyshuar për krime lufte. Sipas Prokurorisë, të arrestuarit dyshohen se në prill të vitit 1999, në disa fshatra të Komunës së Gjilanit, kanë kryer një sërë krimesh ndaj civilëve shqiptarë, duke përfshirë vrasje, plagosje, djegie, rrëmbime, dhunime, maltretime dhe tortura.
Vuçiq ka cilësuar këtë veprim si një provokim të qëllimshëm.
“Po përpiqen të provokojnë çdo shtëpi serbe, që çdo shtëpi serbe të dijë se nuk guxon të qëndrojë në territorin e Kosovës. Është një heshtje e mjerueshme e ndërkombëtarëve dhe botës perëndimore, të cilët pretendojnë se nuk po e shohin çfarë po ndodh,” deklaroi Vuçiq në një konferencë për shtyp të shtunën pasdite.
Ai gjithashtu kritikoi qëndrimin e vendeve të QUINT-it, duke thënë se ata do të bëjnë vetëm deklarata të zbehta kundër veprimeve dhe më pas do të heshtin.
Vuçiq njoftoi se nesër do të ketë biseda me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Do t’i pyesim nëse ende duan të shtiren si të painteresuar dhe të pakualifikuar. Do t’ju kujtoj, kur një autobus ndalon në Serbi në pikën kufitare me Kroacinë, dhe në të ka shqiptarë të Kosovës – e gjithë Evropa bën dhe shkruan tekste – edhe pse askush nuk i ka prekur, as arrestuar,” shtoi Vuçiq.
Presidenti serb e cilësoi këtë situatë si një standard të dyfishtë dhe theksoi se Serbia duhet të përshtatet me ndryshimet globale.
“Ne duhet ta forcojmë vendin tonë, të ndjekim ndryshimet në botë dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, në mënyrë që të mos habitemi si në vitin 1989, kur nuk e kuptonim se çfarë po ndodhte në botë”, tha Vuçiq raporton Radiotelevizioni i Serbisë (RTS)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë