Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës derisa po shkonte në një debat televiziv.
Kreu i PSD-së është ndaluar nga disa pjesëtarë të policisë, të cilët e kanë futur në veturë pasi kishte goditur shuplakë një pjesëtar të Policisë së Kosovës në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës që është mbajtur të shtunën.
Pas arrestimit të Molliqajt, PSD ka akuzuar Qeverinë Kurti se me arrestimin e kreut të kësaj partie Dardan Molliqaj po tenton të frikësojë opozitën.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka publikuar ftesën për paraqitje vullnetare ndaj kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj, në stacionin policor në Prishtinë, ndërsa në vërtetim mbi dorëzimin e thirrjes thuhet se ajo është dorëzuar në zyrat e PSD-së dhe se personat prezentë kanë refuzuar ta nënshkruajnë pranimin e saj.
Për arrestimin e tij kanë reaguar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se arrestimin e kryetarit të PSD-së e ka quajtur një hakmarrjeje të pastër politike dhe si të tillë e konsideron të papranueshëm dhe kundër demokracisë.
Ndërkaq, kryetari i AKK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kauza e protestës ishte e drejtë, ndërsa shtoi se Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit.
Më poshtë mund ta lexoni një kronologji lidhur me arrestimin e Molliqajt:
Arrestohet Dardan Molliqaj
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është arrestuar të martën në mbrëmje nga Policia e Kosovës.
Ai është arrestuar derisa po shkonte në një emision televiziv, ndërsa disa pjesëtarë të policisë, e kanë futur në veturë.
Kreu i PSD-së kishte goditur shuplakë një pjesëtar të Policisë së Kosovës në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës.
Molliqaj kishte thënë në lidhje me incidentin se përgjegjësia i bie atij, porse ai ishte ofenduar me fjalë nga zyrtarët policorë.
Përveç Molliqajt, edhe aktivisti tjetër i PSD-së, Adem Megjuani, është arrestuar sot për shkak se sulmoi zyrtarin policor gjatë protestës.
PSD: Do të mbahen përgjegjës ata që kanë tejkaluar kompetencat komanduese në arrestimin e Molliqajt
Partia Socialdemokrate ka akuzuar Qeverinë Kurti se me arrestimin e kreut të kësaj partie Dardan Molliqaj po tenton të frikësojë opozitën.
Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj, i cili është edhe pjesë e mbrojtjes së Molliqajt ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e kreut të partisë, Dardan Molliqajt.
“Gjatë arrestimit nuk janë treguar arsyet e arrestimit e as nuk është prezantuar fletarrestim. Fletarresti është lëshuar pasi është realizuar operacioni policor. Neve na është treguar vetëm një screnshot ku kemi vërejtur se është realizuar pas arrestimit”, thja ai, transmeton Telegrafi.
Kukaj thotë se gjatë operacionit janë angazhuar rreth 60 zyrtarë policorë.
“Aktvendimi nuk na është dhënë as neve si vendim i mbrojtjes për masën për paraburgosjen prej 48 orësh që është shkelje. Një masë e tillë mund t’iu shqiptohet personave që duhet të plotësohen, e këto kushte nuk janë plotësuar me Molliqajn. Ne e konsiderojmë këtë veprim si tejkalim i kompetencave nga prokurorja e rastit”.
“Edhe ftesat nuk janë dorëzuar në bazë të procedurave penale”.
Anëtari i Kryesisë së PSD-së thotë se Molliqaj ka qenë gjatë ditës në zyre dhe në qytet dhe nuk i është fshehur policisë.
PSD kërkoi lirimin e menjëhershëm të kryetarit të saj.
“Fakti që kemi një operacion të organizuar pa një fletarrest, tregon se gjithçka ka qenë e motivuar dhe orkestruar politikisht, dhe me një orvatje të shtetit të Kosovës, partisë në pushtet kundër Molliqaj për shkak të incidentit që ka ndodhur të shtunës dhe fushatës linçuese që është prej atij incidenti nga ai moment që të pasojë ky operacion sonte… Mënyra si është vepruar me Dardanin, me sjellje arrogante, tregon se gjithçka ka qenë e orkestruar nga lart, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe besoj edhe nga kryeministri Albin Kurti…Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij”, ka thënë Kukaj.
Policia publikon ftesën për Molliqajn, që të paraqitej vullnetarisht në polici
Policia e Kosovës ka publikuar të martën në mbrëmje ftesën për paraqitje vullnetare ndaj kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj, në stacionin policor në Prishtinë.
Në vërtetim mbi dorëzimin e thirrjes thuhet se ajo është dorëzuar në zyrat e PSD-së dhe se personat prezentë kanë refuzuar ta nënshkruajnë pranimin e saj.
Ndërsa në njoftim e Policisë lidhur me arrestimin e Molliqajt thuhet se derisa policia kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare, por i dyshuari nuk e kishte përfillur, transmeton Telegrafi.
“Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Abdixhiku në mbrojtje të Molliqajt, arrestimin e tij e quan hakmarrje politike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, arrestimin e kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj e ka quajtur një hakmarrjeje të pastër politike dhe si të tillë e konsideron të papranueshëm dhe kundër demokracisë.
“Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura. I bëj ftesë organeve të rendit të ruajnë integritetin e tyre profesional e të pavarur dhe të mos bëhen pjesë e këtij teatri politik të një Qeverie paranoike”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
“Arrestimi i dhunshëm i kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike; prandaj ky akt, për mua dhe LDK-në është i papranueshëm dhe kundër standardeve bazike të demokracisë.
Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Haradinaj reagon pas arrestimit të Molliqajt: Kauza e protestës ishte e drejtë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj.
Haradinaj tha se Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit.
“Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit, mendoj se nuk kanë mund ta arrestojnë, por kanë mund ta dërgojnë një ftesë. Çështja e arrestimit është pak e çuditshme për mua. Kauza e protestës ishte mjaft e drejtë për rritjen e shtrenjtimit të rrymës”, është shprehur Haradinaj në RTK.
Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga e shtuna, kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë