Site icon Telegrafi

Ariana Grande dhe Ethan Slater jetojnë së bashku në New York

Ariana Grande po ecën përpara.

Sipas raportimeve të reja, marrëdhënia e saj me të dashurin e ri Ethan Slater është bërë më serioze, pasi të dy po jetojnë në një apartament së bashku në New York.

Çifti, që u takuan në xhirimet e “Wicked”, duket se është zhvendosur me kohë të plotë në qytetin e New Yorkut.

“Ethan informoi miqtë e tij dhe ish-gruan se po jeton me Arianan në New York”, tha një burim për US Weekly.

Lexo po ashtu Gruaja e aktorit Ethan Slater ndjen se ai e braktisi familjen për Ariana Granden

“Ata janë vërtet të lumtur dhe shumë të mirë me njëri-tjetrin. Të gjithë miqtë e saj e duan atë”.

Foto: Getty Images

Slater është një aktor dhe muzikant, më së shumti i njohur për punën e tij në shfaqjen e Broadway-it, “SpongeBob SquarePants: The Musical”.

Ai është duke luajtur rolin e Boq në “Wicked”, një personazh që famëkeq ka një dashuri me Glindan, personazhin e Grandes.

Foto: Instagram

Lidhja e tyre pasoi divorcin e Grandes nga Dalton Gomez, ku të dy njoftuan ndarjen e tyre në maj të këtij viti.

Grande dhe Gomez bënë kërkesë për divorc në shtator të këtij viti, edhe pse dokumentet e bënin të qartë se ata ishin ndarë që në shkurt.

Foto: Instagram

Slater dhe gruaja e tij, Lily Jay, bënë kërkesë për divorc në qershor.

Ata ishin bashkë që nga shkolla e mesme, tashmë një dekadë bashkë. Të njëjtit ndajnë edhe një fëmijë që ka lindur në vitin 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version