Ndonëse, ende e re në botën e muzikës, që kur hodhi të treg këngën e saj të parë me klip, “Shpirt i mbytur”, Argjentina Ramosaj dëgjohet me kënaqësi dhe simpati. Ajo, në fakt, është nga ato këngëtare që videoklipet e saj nuk ka zgjedhur t'i bëjë të bukura me "zhveshje", ka një zë mjaft të veçantë dhe hyn tek këngëtaret e përzgjedhura.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Argjentina ka diçka për të na thënë. Është vajza që na ka emocionuar me zërin e saj të ëmbël dhe na ka magjepsur fytyrën e saj engjëllore. Dhe së fundi, aspak nuk ishte befasuese paraqitja e saj në skenë më këngët tjera, si “Tip”-“Scream” (versioni anglisht), “Engjëjt qajnë”, “Jeta vazhdon”, “Perfekt”, etj.
Argjentina është nga të rrallat artiste shqiptare që ndan dy jetë – atë të skenës muzikore dhe fotomodelizmit. Ajo, madje në vitin 2008, në “Miss Holanda, u rangua në Top-Dhjetëshe.
Ajo është jo vetëm e talentuar dhe e bukur, por e gjithanshme; ndërkohë që studion për Grafikë në Holandë, ushtron fotomodelimin si dhe guxon të bëjë fotografen profesioniste. Në fakt, gjithçka që ka të bëjë me foton bukuroshja kosovare e ka në gjak, sepse e ëma e saj, Suzana Mushkola është një fotografe mjaft e kërkuar në Holandë.
Veç bashkëpunimeve të shumta me stilistë te njohur holandezë, Argjentina ka pozuar dhe për ikona të industrisë së modës si: Janice design, Glamour dhe Zahra Haute Couture.
Ne, në një mëngjes, e ndamë nga aktivitetet e saj për t’ia bërë disa pyetje. Ja se ç’farë na thotë ajo…
Argjentina, me çfarë melodie u zgjuat sot në mëngjes?
Nën melodinë e telefonit tim, u zgjova më herët të kryej disa obligime e angazhime sa nuk më ka kapluar vapa verore, që pasditen, pastaj, ta kaloj duke u freskuar.
Si është zgjimi i një dite të zakonshme për ju dhe si vijon më pas dita?
Zakonisht zgjohem herët, nëse është Valoni ende në banesë, pimë kafe, hamë mëngjes… shkoj në palestër dhe pastaj përgatitem për takime dhe realizimin e planeve ditore.
Ju jeni tashmë mjaft e popullarizuar. A mendonit se do të ishit kaq e suksesshme, që në vogëli?
Shumë faleminderit, por nuk besoj se jam aq e njohur. Gjithmonë kam ëndërruar të realizoj aspiratat dhe pasionet e mia dhe jam mirënjohëse për këtë, sepse po ia arrij qëllimit. Ka shumë njerëz, të cilët duhet të falënderoj për këtë, por sidomos
fansat, pa të cilët asgjë nuk do ishte e mundur.
Je bërë pjesë e fotomodelizmit dhe muzikës në një moshë të re, ndjeheni e lodhur apo jeni vazhdimisht energjike dhe në kërkim të të rejave?
Të dyja këto faza i kaloj, ka raste që ndjehem mjaft energjike, por edhe raste kur ndjehem e lodhur, por përkrahja që më jap familja dhe i dashuri, më bëjnë të kem edhe më shumë vullnet dhe energji.
E keni menduar muzikën si një mundësi për t’u bërë e pasur?
Nuk e kam menduar, e kam nisur me dashuri këtë rrugë…Është e vërtetë që muzika është shndërruar në një biznes, mirëpo tek unë gjithmonë ka qenë një mundësi që mos t’i largohem skenës dhe kjo për një sërë arsyesh. Mund të rendis faktin që statusi i të qenit një “fotomodele”, posedon një mandat te shkurtër disavjeçar. Gjithashtu, dua të shtoj edhe një tjetër arsye, se muzika të jep një mundësi shumë të mirë për rigjenerimin dhe vijimësisë së karrierës, si dhe t’i qëndrojmë besnike skenës.
E konsideroni veten me fat që në një periudhë kohe kaq të shkurtër, keni arritur të bëni emër dhe të jeni e suksesshme?
Nuk ka lidhje fati, kam punuar për të qenë këtu. Nëse i futesh me përkushtim diçkaje e arrin.
Përse mendon që keni gjetur kaq sukses dhe njerëzit ju pëlqejnë kaq shumë ju dhe muzikën tuaj?
Ndoshta, sepse kam një grup producentësh të mrekullueshëm. Nuk e di pse njerëzit më duan mua, por e di përse unë i dua ata; sepse ata e vlerësuan origjinalitetin dhe përpjekjet e mia të bëj muzikën që e dua të pakomercializuar.
Së fundi, keni ardhur me një këngë dhe bashkëpunim krejtësisht të veçantë. Ishte ideja juaj?
Ka qen ideja e mamit të bashkëpunojmë me Ilir Tolaj, i cili më ka komponuar një ‘rockbalade’ të fuqishme, të cilën, besoj, që do ta përdorim si ‘sound track’ për filmin artistik “Gone Back”, të regjisorit Ernest Meholli që jeton dhe punon në Holandë. Filmi është realizuar në Holandë dhe disa skena në Kosovë. Në film, marrin pjesë protagonistë internacional. Ernesti ka shfaqur dëshirën që unë të jem pjesë e këtij projekti gjigant, ndërsa xhirimet e videokipit do të bëhen në Holandë…
Çfarë e bën klipin tuaj të veçantë?
Është një hap më shumë për mua. Është një realizim më i lartë se punët e tjera të mëparshme. Në ndryshim me të tjerët, them se jam përpjekur të jem sa më origjinale, duke e kërkuar këtë edhe tek grupi i punës. Duke u mbështetur shumë tek teksti, idetë e stafit e ndërthurja e tyre me njëra-tjetrën sollën atë origjinalitetin dhe unitetin e këngës. Kjo është e veçanta.
Një nga pasionet tuaja është dhe fotografia, kur keni fotografuar për herë të parë?
Edhe fotografia është pasion i imi i hershëm. Isha e vogël kur mami më dhuroi një Canon (fotoaparat) dhe prej atij momenti, unë dhe fotoaparati ishim të pandashëm. Kam shkrepur shumë fotografi dhe kam përjetuar momente shumë të bukura..
Pse ju pëlqen ky art?
Dashuria kundrejt diçkaje që të fal kënaqësi nuk ka pse, thjesht e dashuron dhe
kaq.
Çfarë do të donit më shumë të fotografonit?
Nuk mund të veçoj, ka momente që më pëlqen të fotografoj peizazhe e njerëz të rastit, e shumëherë dhe modele nga ‘fashion’.
Dëshironi më shumë të jeni para apo pas aparatit?
Hëmm, pyetje shumë e vështirë… i preferoj dhe ndjehem mirë me të dyja.
Cila është fotoja më e bukur që keni realizuar deri më tani?
Mendoj se nuk e kam realizuar ende foton më të bukur.
Kur je në qendër të vëmendjes dhe të fotoaparatit, çfarë ndjen dhe çfarë mundohesh të ofrosh?
Pozimi është puna më e lodhshme, sepse në radhë të parë duhet të kesh shumë durim. Mundohem të jem sa më e natyrshme.
Të ka ndodhur ndonjëherë të humbasësh vëmendjen apo kontrollin?
Deri më tani jo. Me gjithë përvojën, më shoqërojnë vazhdimisht emocionet dhe stresi, por këto më shtyjnë të merrem me art.
Mendon se është më interesante bota e muzikës apo ajo e fotomodeles?
Të dyja pa diskutim mbeten shumë interesante dhe të veçanta në llojin e vet. Unë e kam shumë pasion këngën, botën e spektaklit, megjithatë nuk di t’i ndaj.
Çfarë domethënie ka për ju të jesh një femër e bukur dhe e njohur?
Nuk mund të mos e pranoj që e ndjen veten të përkëdhelur nga ky fakt. Kudo që unë shkoj njerëzit më flasin, më japin komplimente, duan foto, dhe në këtë sens unë them se jam e përkëdhelur, por nga ana tjetër nuk është dhe ndonjë gjë shumë e madhe të jesh e bukur sepse është diçka që thjesht të është dhuruar. Ndërsa ajo që ti jep në karrierë, në punën tënde të bën të ndjehesh vërtetë e bukur, e kompletuar. Unë më mirë ndjehem kur më thonë se sa bukur këndova, apo kur më thonë se ke ndryshime nga sezoni në sezon dhe eksperienca jote si prezantuese sa vjen e po formohet, se sa kur më thonë se isha veshur bukur, apo sa bukur i kishe lyer sytë etj. Këto janë gjëra që tashmë nuk kanë me ndonjë rëndësi të madhe për mua.
Cilat janë karakteristikat e veçanta që ju ia njihni mirë vetes?
Është pak e sikletshme të flasësh për veten në këtë mënyrë. Por, unë te vetja shoh shumë
besnikëri, zemërgjerësi, një tip shumë të formuar, impulsive nganjëherë, por edhe direkte.
Thatë që nga karakteristikat tuaja është zemërgjerësia. Është kjo anë e medaljes që tregoni dhe në momentet e vështira?
Unë mendoj se jam njeri i mirë, korrekte me të tjerët, e dashur në shoqëri. Bukurinë time e kam transmetuar edhe në art. Veten time e quaj të privilegjuar nga talenti im, nga
sakrificat e mia, nga puna ime, për t’i dhënë skenës dhe publikut atë që kanë kërkuar.
Mendoni se kjo paqe me mirësinë reflektohet edhe në pamjen tuaj të jashtme?
Unë jam kjo që jam. Unë kam lindur kështu. Por, në përgjithësi më mbulojnë
këto virtyte.
Si arrini të tërhiqni syrin e të tjerëve?
Hehee…ndoshta kam një magnet në brendinë time. E unë mendoj që me të
shprehurit tim të lirë, maturinë, butësinë dhe buzëqeshjen e arrij këtë, kur jam vetvetja.
Cili është komplimenti më i bukur që keni marrë pasi jeni bërë e njohur?
Si çdo femër kam marrë dhe unë komplimente, nuk doja t’i thoja se do duket sikur i bëj shumë qejfin vetes, më interesojnë më shumë vërejtjet se më ndihmojnë për të qenë sa më e realizuar.
Çfarë mendimi keni për këngët dhe këngëtaret e reja që i shohim gjithnjë në videoklipe mjaft provokuese?
Është zgjedhja e tyre, se si dikush vendos të arrijë dhe të depërtojë.
Shumë femra ëndërrojnë famën, ti që e ke arritur këtë, çfarë ndjen në të vërtetë?
Në jetën e përditshme as nuk mendoj se dikush po më sheh me sy tjetër. Mundohem të jem sa më e thjeshtë dhe e rëndomtë. Por prania ime në mjedise të ndryshme ngjall reagime. Më duket gjë e kotë nëse dikush jeton me mendimin se është dikush dhe izolohet duke dashur të veçohet nga të tjerët.
Jeni gjithmonë në formë dhe e këndshme në pamje, cili është stili juaj në të veshur?
Mundohem t’i përdor të gjitha stilet, klasike në shumicën e kohës, sportive, ndonjëherë ekstravagante. Por shpeshherë e "bëj kuvendin sipas vendit" d.m.th., vishem sipas ambientit ku ndodhem.
Cilat këngë apo cilët këngëtarë kanë të bëjnë më së afërmi me jetën Tuaj e që të të mallëngjejnë e në cilat e sheh veten?
Këngët ose albumi i grupit ‘Coldplay’ .
Kënga që nuk po e hiqni dot nga mendja për momentin?
‘Krezip – sëeet goodbye’
Këndoni kryesisht për dashurinë, ndërsa këngët tuaja janë përplot emocione. A jeni edhe Ju e tillë në jetën private, a e keni vendosur një pjesë tuajën në këngë?
Jo, nuk jam emocionuese, ndoshta edhe pse nuk kam përjetuar diçka që më bën të ndjehem ashtu.
Arti iu ka mbërthyer të tërën, por duket se edhe artin e dashurisë nuk e keni harruar. Me çka Valoni ju ka pushtuar, me çka ju ka sfiduar ai shkëlqim në sytë Tuaj?
Ka një karakter që unë e respektoj dhe admiroj shumë.
Cili është koncepti yt për dashurinë, çfarë është dashuria për ty?
Që dashuria nuk është koncept, por reale, e vërtetë dhe përjetohet dhe kuptohet vetëm kur e ndjen.
Cila është surpriza më e madhe dhe interesante që i keni bërë ndonjëherë të dashurit tuaj?
Çdo ditë ne kemi surpriza midis njeri-tjetrit nuk di të të them diçka të veçantë në këto momente.
Çfarë planesh ke për këtë fundverë, ndonjë këngë të re apo koncerte?
Këngë të reja dhe përplot koncerte.
Foto: Arton Humolli
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë