Maroku dhe Argjentina barazuan me rezultat 2-2 në xhiron e parë të fazës së grupeve të Lojërave Olimpike të Paris 2024, por goli i parë i markoneve ishte i jashtëzakonshëm.
Maroku kaloi në epërsi pas një pasimi të bukur të, Ilias Akhomach, i cili ‘largoi nga loja’ të gjithë mbrojtjen e Argjentinës duke e dërguar topin te Achraf Hakimi.
Mbrojtësi i PSG-së pasoi në qendër ku ishte Soufiane Rahimi , i cili nga afër kaloi marokenët në epërsi.
Ilias Akhomach vs Argentina
Crack. pic.twitter.com/IKuHmk0CVq
— JuegoMarroquí 🇲🇦 (@JuegoMarroqui) July 24, 2024
Maroku shënoi edhe një herë me të njëjtin futbollist, por që argjentinasit me golat e Giuliano Simeone dhe Cristian Medina arritën të marrin një pikë.
Meqë ra fjala, Argjentina është një nga favoritët kryesorë për të fituar turneun olimpik, ndërsa Marokut pritet si befasi e madhe. /Telegrafi/