Pak javë pasi Festivali i Këngës në RTSh publikoi listën e artistëve pjesëmarrës në edicionin e tij të 61-të, tashmë janë konfirmuar edhe detaje të tjera.
Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani ka konfirmuar se këtë vit festivali i Këngës do të jetë nën drejtimin e saj.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Arbana ka zbuluar se do të jetë prezantuesja e festivalit të këtij viti.
Arbana gjithashtu tregoi se për këtë projekt po punon me artistin Bojken Lako, Shpetim Saraçin, Eraldo Rexhon dhe regjisorin i cili është edhe partneri i saj, Eduart Grishaj.
Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në RTSh do të përfshij gjithsej 26 këngë pjesëmarrës dhe mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor.
Më poshtë postimi i plotë i Arbana Osmanit:
Edhe pse s’ma la njeri shansin ta ndaj vetë me ju si lajm e para, jam e gëzuar të konfirmoj se këtë vit do të jem në drejtimin e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Një vlerësim, kënaqësi por edhe përgjegjësi e madhe që kam zgjedhur ta ndaj me një skuadër profesionistesh të shkëlqyer me të cilët kam fatin të punoj në këtë projekt.
-Bojken Lako, artisti multi dimensional dhe intuitiv, krijuesi i disa platformave muzikore te suksesshme për të rinjtë dhe jo vetëm, një nga njerëzit më intuitivë e më me shije në industrinë muzikore.
-Shpetim Saraçi, mjeshtri i madh i muzikës, legjende e gjallë e Festivalit të Këngës, nje nga njerëzit me virtuozë dhe punëtor që kam njohur.
-Eraldo Rexho, “tempulli” i “who’s who” në vend, më pranë artistëve se çdo kush tjeter, me energjine e pashtershme për te punuar pa orar.
Dhe
Eduart Grishaj, ai që nxori lajmin para meje;)
Një falënderim special për drejtuesit e RTSH qe zgjodhën të besojnë në këtë skuadër, prej muajsh po punojmë që të sjellim një Festival te Bukur, me pranë njerëzve.
Gjithmonë mirënjohëse drejtuesve të familjes sime te Top Media, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë në çdo projekt timin.
Shihemi në 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor