Anxhela Peristeri ditë më parë solli videoklipin e këngës përfaqësuese në “Eurovision 2021”.
“Karma” tashmë është lansuar në kanalin zyrtar të ‘Eurovision Song Contest’, gjersa reagimet e para ishin mjaft pozitive.
Ajo ditë më parë konfirmoi për ‘Wiwibloggs’ se po punon me regjisoren dhe koreografen e njohur të skenës suedeze, Sacha Jean-Baptiste.
Sacha, do të mbani mend, ka dhënë shfaqje të tilla skenike si “Warrior” të Nina Sublatti nga “Eurovision 2015” në Vjenë, shfaqjen ikonike të “Fuego” te Eleni Foureira nga “Eurovision 2018” në Lisbonë si dhe shfaqjen mahnitëse “Lovesave” të Iveta Mukuchayn nga Stockholm.
“Jam duke punuar me Sacha”, tha ajo në një bisedë në Skype. “Unë e dua atë. Unë e dua punën e saj. Unë mendoj se ajo është një nga emrat më të mirë në Eurovision kur bëhet fjalë për skenën”.
“Kam parë shumë shfaqje të saj në Eurovision, dhe më pëlqen shumë. Isha në Suedi për tre ditë dhe e takova personalisht. Ne bëmë disa prova dhe po punojmë për një shfaqje të shkëlqyeshme në Roterdam, mendoj”.
“Ideja ime ishte e njëjtë me të sajën, kështu që më pëlqente ideja dhe filluam menjëherë të punojmë për këtë”, vazhdoi ylli shqiptar.
“Unë dua të shkoj për diçka sensuale. Të jesh një grua, një grua e fuqishme, por jo një grua luftëtare”, ka thënë Peristeri derisa u pyet për veshjen.
Anxhela fitoi edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH duke lënë pas Sardi Strugën dhe Festina Mejzinin. /Telegrafi/