Janë duke vazhduar zgjedhjet e pjesshme për kryetarë të gjashtë bashkive në Shqipëri, në Dibër, Durrës, Lushnje Rrogozhinë, Shkodër dhe Vlorë në mes të kandidatëve të PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, të përberë nga LSI DHE PDK.
Ndër të tjerash deri në këto momente të procesit zgjedhor është raportuar për një problem, pasi që në disa qendra të votimit janë vrenjtur disa persona të pa autorizuar.
Kreu i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka thënë se janë anuluar zgjedhjet në dy qendra të votimit në Pult dhe Shosh për shkak të kushteve atmosferike.
Celibrashi në një konferencë për media, tha se 13 për qind e problemeve në qendra të votimit lidhen me kamerat e sigurisë, 73 për qind lidhen me përdorimin e pajisjes së identifikimit dhe 15 për qind çështjet e administrimit të zgjedhjeve dhe sjelljen e komisionit në qendra të votimit
“Në 3 qendra votimi nga 942 nuk ka filluar votimi. Pasi ka kaluar afati prej 5 orësh, janë 2 qendra në Shosh dhe një në Pult. Votimi nuk ka vijuar për shkak të kushteve atmosferike, ndaj konsideruar i pafilluar dhe i përfunduar. Në mënyrë të vazhdueshme kemi marrë nëpërmjet sistemit të ndihmës online raportimet mbi problematikat. Ne në mënyrë të vazhdueshme kemi marrë përmes sistemit ndihmës online raportime mbi problematikat qendrat e votimit…Nga totali i raportimeve që ka marrë Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve 13 për qind e këtyre problematikave rezultojnë që lidhen me kamerat e vëzhgimit në qendrat e votimit, 73 për qind të komunikimeve që kemi marrë nga situata në terren lidhen me përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit dhe vetëm 15 për qind lidhen me çështjet e administrimit të zgjedhjeve dhe sjelljen komisionit në qendrat e votimit”, ka thënë ai
Ndërkaq ai thotë se nga lajmërimi i këtyre problemeve , 40 për qind janë nga bashkia e Shkodrës, 33 për qind nga Durrësi, 12 për qind nga Lushnja, 6 për qind nga bashkia Rrogozhinë.
Sipas Celibrashit, në 15 qendra të votimit është bërë edhe zëvendësimi i pajisjeve elektronike të identifikimit.
“Në total 40 për qind të këtyre komunikimeve vijnë nga bashki e Shkodrës, 33 për qind nga Durrësi, 12 për qind nga bashkia Lushnje. 9 për qind nga bashkia Dibër, 6 për qind nga bashkia Rogozhinë, nga bashkia Vor nuk kemi nga ana e komisioneve raportime. Në lidhje me pajisjen e identifikimit elektronik, vetëm në 5 qendra të votimit nuk janë paraqitur operatorët, pra në 5 qendra të votimit identifikimi është bërë ndërmjet listës së zgjedhjeve të printuar nga KQZ. Në 15 qendra të votimit është bërë zëvendësimi i pajisjes elektronike të identifikimit, 9 në Durrës, 4 në Shkodër, 1 në Dibër dhe një në Lushnje. Në lidhje me kohën e hapjes së qendrave të votimit 75 për qind e qendrave të votimit janë hapur në orën 07:00… 25 për qind janë hapur nga ora 07:00 deri në 07:30 minuta”, ka thënë ai
Kurse që nga hapja e procesit zgjedhor, në orë e pasdites është raportuar për një problem, pasi që në disa qendra të votimit ku janë vrenjtur disa persona të pa autorizuar
“Ne kemi një komunikim të vazhdueshëm me KZAAZ dhe me një pjesë të madhe me të gjitha qendrat e votimit online, kemi bërë edhe verifikimin në terren të situatës së votimit në qendrat e votimit dhe në përgjithësi nuk raportohen problematika sinjëfikative, ka disa probleme që lidhen me mënyrën e procesit të votimit, në disa qendra të votimit, kemi po ashtu raportime nga përfaqësues të partive politike kryesisht që ka pasur grumbullime të personave të paautorizuar në ambiente të qendrës së votimit. Kemi komunikuar me KZAAZ-të eksperteve dhe me komisionet e qendrave të votimit, është raportuar që situata është normalizuar dhe është kthyer në normalitet”, ka thënë kreu i KQZ.
Shkak që 6 bashkitë në zgjedhje janë sot pa kryetar është bërë kandidimi i personave të dënuar dhe dorëheqjet siç ishte rasti i Durrësit.
Ndërsa në zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal, 30 qershor 2019, opozita nuk mori pjesë. Për rrjedhojë PS fitoi të 61 bashkitë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje