Ministri i Jashtëm i Vladimir Putinit, Sergei Lavrov, është shfaqur përmes disa pamjeve pasi ishte raportuar se u dërgua me urgjencë në spital pas arritjes për samitin G20 në Indonezi.
Kryediplomati rus u tha se ishte dërguar për trajtim mjekësor për shkak të një “gjendjeje zemre”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Lavrov më vonë lëshoi një deklaratë përmes Ministrisë së Jashtme ruse, e cila i dënoi raportet si “lartësi e falsifikimit”.
Lavrov in Tshirt smentisce suo ricovero: “I giornalisti occidentali devono essere più corretti” #g20 #lavrov pic.twitter.com/kpCzz33BwP
— Agenzia VISTA (@AgenziaVISTA) November 15, 2022
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova postoi një video të Lavrov, ministër i Jashtëm i Putinit që nga viti 2004, i ulur jashtë në një oborr, i veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë dhe duke lexuar dokumente.
Por çfarë kanë pikasur mediat është fakti se ai u fotografua me atë që duket të jetë një iPhone 14 prej më shumë se 1000 euro, një Apple Watch dhe këmishën e tij të zbukuruar me logon e artistit amerikan Jean-Michel Basquiat.
Miku i Putinit dukej se po i shijonte këto mallra perëndimore, pavarësisht se ishte vendosur nën sanksione të rënda nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe. /Telegrafi/