LAJMI I FUNDIT:

Anketë: 41.5% do të votojnë “për” në referendum, 35.1 “kundër”

Anketë: 41.5% do të votojnë “për” në referendum, 35.1 “kundër”

Në referendumin e 30 shtatorit numri më i madh i qytetarëve do të votojë “për”. Në pyetjen “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë” pozitiv do të përgjigjeshin 41.5% e qytetarëve, kundër do të votonin 35.1%, 12.4% janë ata që nuk do të votojnë, 9.2% janë të pavendosur, ndërsa 1.9 kanë refuzuar të përgjigjen në anketën që e ka bërë Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar.

Sipas këtij hetimi, shumica dërmuese prej 66.4% do të del të votojë, 19.8% do të bashkohen me iniciativën për bojkotimin e referendumit, ndërsa 11.9% ende nuk kanë vendosur të votojnë, 1.9 nuk janë përgjigjur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Analiza sipas etnisë tregon përkrahje të madhe e shqiptarëve që është më e vogël nga maqedonasit. 45.2 e qytetarëve maqedonas janë kundër, 27.4 janë për, ndërsa të tjerët nuk dinë apo nuk do të votojnë. Tek qytetarët me prejardhje shqiptare 88% janë për, ndërsa 2.2% janë kundër.


Sipas këtij hetimi, 48.2% e të rinjve do të votojnë për, ndërsa 34.1 do të votojnë kundër. Përkrahje më të madhe janë personat të arsimuar me shkollë të lartë.

Për marrëveshjen qytetarët më së shumti janë informuar nga mediat – 73%, ndërsa të tjerët, nga rrjetet sociale dhe nga biseda me familjarë dhe miq. Vetëm 3.1% e kanë lexuar marrëveshjen, por 85% thonë se kanë informacion rreth marrëveshjes, ku 19.5% thonë se e dinë në plotësisht, 32.6 e din marrëveshjen mesatarisht, ndërsa 11.6% dhanë vlerësim më të ulët nga 1 deri në 5.

Për numrin më të madh të të anketuarve, gjegjësisht 48.3% e tyre, pyetja e referendumit është e qartë dhe e kuptueshme, ndërsa për 44.8% pyetja e referendumit nuk është plotësisht e qartë. E pa kontestueshme është përkrahje për anëtarësimin e Maqedonisë ne BE dhe NATO, ku 80.2% është për./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Lajme
Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Kalo në kategori