LAJMI I FUNDIT:

Anketa, 70 për qind e gjermanëve mendojnë se anëtarësimi në BE ishte i mirë për ta

Anketa, 70 për qind e gjermanëve mendojnë se anëtarësimi në BE ishte i mirë për ta

Shumica e gjermanëve shohin avantazhe në anëtarësimin e vendit të tyre në Bashkimin Evropian, sipas një sondazhi të Parlamentit Evropian.

Rreth 70 për qind e gjermanëve besojnë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është i mirë për Gjermaninë, që është dukshëm më shumë se sondazhi i kryer në vitin 2010, kur vetëm 50 për qind e të anketuarve ndanin këtë mendim, transmeton Telegrafi.

Në mesin e të anketuarve më të rinj nga mosha 15 deri në 24 vjeç, opinioni pozitiv për anëtarësimin në BE është edhe më i lartë, dhe 84 për qind e tyre e vlerësojnë anëtarësimin pozitivisht.


Ndër temat që duhet të trajtojnë institucionet e BE-së sipas opinionit të qytetarëve gjermanë të anketuar, çështja e demokracisë dhe shtetit ligjor (43 për qind), e ndjekur nga e ardhmja e Evropës (37 për qind) dhe lufta kundër varfërisë (36 për qind).

72 për qind e të anketuarve thanë se do të votonin për Parlamentin Evropian vitin e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, sondazhi i Eurobarometrit tregon gjithashtu një rënie të optimizmit kur bëhet fjalë për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

58 për qind e të anketuarve e shohin të ardhmen e BE-së si “mjaft optimiste” ose “shumë optimiste”.

Në sondazhin e fundit tre vjet më parë, 72 për qind e të anketuarve u shprehën me optimizëm, që do të thotë 14 për qind më shumë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kalo në kategori