Spanja do të jetë sot (e mërkure) nikoqir i Kosovës për takimin që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2022 në Katar.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Estadio La Cartuja”, e që Dardanët i pret një takim aspak i lehtë.


Në takimin e parë, Spanja kishte barazuar 1-1 me Greqinë, derisa me Gjeorgjinë kishte marrë një fitore të përvuajtur 2-1.

kosova kryesore 1212

Skuadra që drejtohet nga Luis Enrique është mbrapa liderit të Grupit B, Suedisë, që ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të luajtura.

Në anën tjetër, Kosova e filloi këtë kampanjë me humbje 3-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” përballë suedezëve.

Bernard Challandes do të kërkojë nga lojtarët tonë që sot të kërkojnë vetëm rezultatin pozitiv dhe të shfaqin një paraqitje nga shteti që ende nuk e njeh Republikën tonë.

Si parashikohet takimi

Spanja cilësohet si favoritë në letër për këtë takim dhe parashikohet me gjasat 1/7 nga Sport Nation.

Kosova vlerësohet me 17/2, mirëpo që tanët shpresojnë në formë të dobët të spanjollëve si në dy takimet e fundit.

16169556883622

Përballjet

Është hera e parë në histori të dy ekipeve që garojnë qoftë në ato të FIFA-s apo të UEFA-s

Lojtarët që duhet shikuar

Spanja ka disa opsione në sulm dhe parashikohet që Alvaro Morata e Ferran Torres të shënojnë në këtë takim.

Në anën tjetër, për Përfaqësuesen e Kosovës është vlerësua më lartë Vedat Muriqi, që ka gjasa më të mëdha të shënojë, derisa nuk përjashtohen as Arbër Zeneli e Milot Rashica.

Statistika të tjera

Spanja ka shënuar herët në katër takimet e fundit, derisa Kosova ende duhet të punojë në fazën ofanzive.

Furia e Kuqe ka lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha evropiane, mirëpo nuk duhet përjashtuar edhe kualitetet e lojtarëve të Kosovës që kanë shumë talentë dhe në çdo rast mund të ndëshkojnë me gol, ashtu siç bën ndaj Anglisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app