Bisedimet në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian, nuk kanë përfunduar as pas dhjetë orësh. E analisti politik, Agon Maliqi, thotë se ngecja lidhet me nënshkrimin e dokumentit.
Sipas tij, pala kosovare po kërkon që të ketë nënshkrim, ndërsa ajo serbe dëshiron që dokumenti të mbetet si një mundësi që BE-ja mund ta përdorë për t’i mbajtur palët përgjegjëse.
“Ngecja në Ohër në Ohër thuhet se ka të bëjë me nënshkrimet. Palët bien dakord për përmbajtjen e marrëveshjes, por Kosova dëshiron që ajo të nënshkruhet nga të dyja palët. Serbia preferon të qëndrojë si një dokument i BE-së, të cilin do ta përdorte për t’i mbajtur palët përgjegjëse. Si mund të quhet diçka marrëveshje nëse nuk është nënshkruar?”, ka shkruar Maliqi në rrjetin social Twitter.
The hold up in Ohrid is reportedly about signatures. The sides agree on the content of the deal, but Kosovo wants it signed by both sides. Serbia prefers it stay as an EU document which it would use to hold sides accountable. How can something be called a deal if it’s not signed?
— Agon Maliqi (@AgonMaliqi) March 18, 2023
Ndërsa, ish-ministri Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka shpalosur disa informacione nga takimi. Ai ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje ndërmjet kryeministri Kurti dhe presidentit Vuçiq në Ohër.
“Të dërguarit po punojnë shumë për të shpëtuar përpjekjen”, ka shkruar ish-kryediplomati i Kosovës në Twitter. /Telegrafi/
Well. What I’m hearing right at this moment from Ohrid is that there is “no deal”. ?♂️ Envoys working hard to salvage the effort.
— Petrit Selimi (@Petrit) March 18, 2023