Reanimacioni i suksesshëm nëpërmjet të cilit pacienti zgjohet menjëherë nga krevati apo nga rruga dhe shkon i buzëqeshur në shtëpi mundemi ta shohim vetëm në TV.

Reanimacioni, apo kthimi në jetë, nënkupton fillimin e serishëm të punës së zemrës te ndalja e zemrës e cila më së shpeshti është shkaktuar si pasojë e çrregullimit të aktivitetit të muskujve të zemrës.


Edhe pse sulmi në zemër (infarkti) nuk është i njëjtë, sepse paraqet çrregullim të furnizimi të zemrës me gjak, mund të çojë në ndalje të zemrës, transmeton Telegrafi.

Nisja e serishme e punës së muskujve të zemrës është e domosdoshme sa më parë që të jetë e mundshme pas ndërprerjes në mënyrë që të mos ndodhë dëmtimi i trurit.

Mirëpo, ndërprerja e zemrës shpesh statistikisht përfundon me vdekje apo me probleme të rënda neurologjike sesa me jetë të mëvonshme cilësore.

orthopedie toussaint defibrillateur arret cardiaque chaleur sauver des vies ete

Vetëm 10.6 për qind të pacientëve dalin nga spitali dhe i kthehen jetës së tyre të përditshme pas rianimacionit në spital.

Shumica e pacientëve dhe e personelit mjekësor kanë pritje joreale nga kthimi i suksesshëm në jetë, si edhe nga cilësia e jetës të atyre të cilët janë kthyer në jetë.

Me hulumtim janë përfshirë 1.000 persona të rritur në tri qendra shëndetësore: në Michigan, Illinois dhe Kaliforni.

Fjala është për pacientët të cilët nuk e kanë pasur të rrezikuar jetën dhe për anëtarët e familjeve të tyre.

Edhe pse shumica janë në lajthitje që personi i rianimuar pas kthimit të suksesshëm në jetë i kthehet jetës normale, por jo kujdesit jetësor të mjekëve dhe familjes.

Derisa shumica e laikëve mendojnë që kthimi në jetë është magji, punëtorët mjekësorë theksojnë që kjo është vetëm një procedurë mjekësore. /Telegrafi