Ana de Armas nxori magjepsjen e Marilyn Monroe teksa mori pjesë në premierën e filmit të saj, “Blonde”, në Festivalin e Filmit në Venecia, bazuar në jetën e yllit ikonë.
Aktorja spanjolle dukej e mahnitshme me një fustan rozë, teksa iu bashkua një Brad Pitt shumë elegant, teksa i drejtonin yjet në tapetin e kuq të enjten.
34-vjeçarja mahniti me pamjen e saj mahnitëse ‘vintage’ me flokët e saj brune të stiluara në valëzime të frymëzuara nga vitet ’50.
Ana e kombinoi paraqitjen me një ‘choker’ argjendi me shkëlqim dhe byzylyk të ngjashëm.
Ajo e përmirësoi çehren e saj rrezatuese me një skuqës rozë dhe buzëkuq mat. /Telegrafi/