Please enter at least 3 characters.

Zytare: Bekim Isufi largohet nga Ballkani

2021/10/243730915_3013848692186162_1248673976157395361_n-e1635691050968.jpg

Klubi i Ballkanit dhe trajneri Bekim Isufi i kanë ndarë rrugët, pas vetëm gjashtë muajsh.

Ka qenë klubi i Ballkanit që e ka konfirmuar lajmin në faqen e tyre zyrtare, duke shtuar se së shpejti do të emërohet trajneri i ri.

Ballkani e ka mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e tretë me 33 pikë.

"Ju njoftojmë që klubi ka vendosur të ndërprej bashkëpunimin me Trajnerin Bekim Isufi".

"Trajnerin e falenderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim".

"Gjatë ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik", thuhet në njoftim.

Isufi aktualisht është edhe trajneri te Kosova U21. /Telegrafi/