Zyrtare: Victor Valdes me ekip të ri
07/07/2016
Middlesbrough ka siguruar shërbimet e portierit spanjoll, Victor Valdes.
Ish numri 1 i Barcelonës, Valdes ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën e sapo kthyer në Ligën Premier.
Kujtojmë se 34-vjeçari do të jetë nën urdhrat e ish-trajnerit të Real Madridit, Aitor Karankas, transmeton Telegrafi.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Ai bëhet nënshkrimi i katërt pas Marten de Roon, Viktor Fischer dhe Bernardo Espinosas.
Valdes pritet të konkurrojë me portierin e parë të ekipit, Dimitrios Konstantopoulos, i cili ka luajtur një rol kyç në promovimin e klubit në Ligën Premier. /Telegrafi/


