Zyrtare: Umtiti rinovon me Barcelonën
251:"BARCELONA, SPAIN - APRIL 14: Samuel Umtiti of FC Barcelona celebrates after scoring his team's second goal during the La Liga match between Barcelona and Valencia at Camp Nou on April 14, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
Samuel Umtiti gjatë ndeshjes mes Barcelonës dhe Atletico Madridit në Camp Nou (Foto: Getty Iamges)
12:"Getty Images
03/06/2018
Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Samuel Umtiti për të rinovuar kontratën.
Francezi ka vazhduar me klubin nga Camp Nou deri në vitin 2023.
Kështu 24-vjeçari ia ka mbyllur derën Manchester Unitedit, të cilit ishin shumë të interesuar ta transferonin atë gjatë kësaj vere.
Umiti i është bashkuar Barçës nga Lyoni në vitin 2016 për 25 milionë euro dhe që nga atëherë ka treguar paraqitje fantastike.
Deri më tani ka luajtur në 83 ndeshje për kampionët e La Ligës dhe ka shënuar dy gola.
Me Barcelonë ka fituar dy Kupa të Mbretit dhe titullin e ligës këtë sezon.
Së bashku me Raphael Varane, ai është shtylla e mbrojtjes së Përfaqësueses së Francës në Kampionatin Botëror 'Rusia 2018'. /Telegrafi/


