Zyrtare: Real Madrid transferon Danilon
31/03/2015
Bëhet fjalë për 23-vjeçarin brazilian, Danilon, i cili ka nënshkruar një kontratë gjashtë vjeçare me klubin madrilen, transmeton Telegrafi.
Kjo blerje u ka kushtuar madrilenëve hiq më pak se 31.5 milionë euro, ndërsa reprezentuesi brazilian radhëve të kampionit të Evropës do t'i bashkohet gjatë verës, kanë bërë të ditur te dyja klubet respektive përmes një postimi në ueb-faqet e tyre zyrtare.
Vlen të theksohet se futbollisti ka qenë në radarin e shumë klubeve evropiane si PSG, Arsenal, Barcelona dhe Manchester United. /Telegrafi/


