Zyrtare: Mbrojtësi shqiptar Denis Simani kalon te FC Luzern
05/01/2022
FC Luzern ka nënshkruar me mbrojtësin shqiptar, Denis Simani, i cili ka nënshkruar një kontratë me klubin e ri deri më 30 qershor 2024.
Ai stërvitjen e parë e ka zhvilluar sot me skuadrën e trajnerit Mario Frick.
Denis Simani e filloi karrierën e tij në FC Gossau përpara se të kalonte te FC Rappersëil-Jona, SC Brühl, GC dhe Basel.
Pas katër sezonesh me klubin nga kantoni St.Gallen, ai iu bashkua FC Vaduz në Challenge League në sezonin 2019/20, me të cilin u promovua në Superligë në sezonin e tij të parë.
Klubi është shprehur i lumtur që ka nënshkruar me një lojtar si Simani. Ai do të veshë fanellën me numrin 5 në FC Luzern.
Simani para shumë kohësh ka veshur fanellën e Shqipërisë U21. /Telegrafi/


