Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Kyle Walker nënshkruan kontratë të re me Manchester City

2023/09/F6AIF91W8AAc8Jl.jpg

Kyle Walker ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn, që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2026.

Anglezi u bashkua me klubin në vitin 2017 dhe që atëherë në gjashtë vite ka qenë shumë i suksesshëm.

Walker ka zhvilluar 260 ndeshje dhe ka fituar pesë Liga Premier, dy FA Cup, katër League Cups, dy Community Shields dhe Lignë e Kampionëve the Supekupën e Evropës.

33 vjeçari kishte edhe dy vite kontratë me qytetarët, ndërsa me aktualen i janë shtuar edhe dy vite të tjera.

Në mungesë të Kevin De Bruyne , ai ka marrë edhe shiritin e kapitenit në javët e para të sezonit 2023/24. /Telegrafi/