Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Kastriot Rapuca lojtari më i ri i Dritës

2024/06/rapuca.jpg

Drita përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kanë nënshkruar me futbollistin Kastriot Rapuca.

Rapuca i cili aktivizohet në rolin e mbrojtësit të djathtë ka luajtur për disa klube të ndryshme në Superligën e Kosovës ndërsa së fundmi u paraqit me fanellën e Fushë Kosovës.

Njoftimi i plotë i Dritës:

Mirë se vjen Kastriot RapucaKemi kënaqësinë të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, mbrojtësin e krahut të djatht Kastriot Rapuca i cili është  ardhja jonë e parë e këtij afati kalimtarë.Rapuca do të jetë një forcë shtesë në repartin defanziv dhe një konkurent i fortë nën drejtimin e trenerit Zekrija Ramadani.Rapuca në tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës me ekipe si Ulpiana, Malisheva dhe së fundmi me ekipin e Fushë Kosovës.Rapuca ka nënshkruar kontratë dy vjeqare dhe do të jemi së bashku deri në qershor 2026.Paq fat Kastriot🤍./Telegrafi/