Zyrtare: Ferizaj transferon mbrojtësin maqedonas Mecinovic
Ferizaj ka bërë përforcimin e parë në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra bardhekaltër ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e njohur nga Maqedonia e Veriut, Jasmin Mecinovic, i cili së fundmi ka qenë pjesë e FK Skopje.
32-vjeçari ka një karrierë të gjatë dhe shumë të pasur, derisa së fundmi ishte te skuadra maqedonase Skopje.
Mecinovic ka luajtur te FC Sheriff, FC Tiraspol, Sogndal IL në Norvegji, Egri dhe Lombard Papa në Hungari, Makedonija GP , Renova, Pelister e Struga në Maqedoni, Banants Erewan në Armeni, Melaka në Malajzi, Nejmheh SC në Liban, Rudar e Podgorica në Mal të Zi, Persela në Indonezi dhe Trepça ’89 ku luajti për gjashtë muaj nga korriku i 2018 deri më janar të vitit 2019.
Kontrata mes palëve nuk është zbuluar se sa është afatgjate, por tanimë lojtari është prezantuar në ambientit e klubit ferizajas.


