Zyrtare: Chelsea nënshkruan me Honest Ahanor
Chelsea ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit të ri italian, Honest Ahanor nga Atalanta.
Blutë e Londrës kanë kompletuar edhe një transferim këtë verë, duke nënshkruar me 18-vjeçarin Ahanor.
Transferimi i lojtarit adoleshent thuhet se i ka kushtuar Bluve plotë 40 milionë funte apo rreth 46 milionë euro.
“Chelsea ka rënë dakord për të nënshkruar me lojtarin italian Honest Ahanor nga skuadra e Serie A, Atalanta, me mbrojtësin që zyrtarisht do t'i bashkohet ekipit në vitin 2027”, thuhet në njoftimin e Bluve.
Chelsea Football Club has agreed a deal to sign Italian international Honest Ahanor from Serie A side Atalanta, with the defender officially joining in 2027. 🔵
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 1, 2026
Mbrojtësi 18-vjeçar italian tani do t'i bashkohet Crystal Palace në formë huazimi deri në fund të sezoni.
Ndryshe, Ahanor, 18 vjeç, bëri 35 paraqitje për Atalantën sezonin e kaluar, sezonin e tij të parë në Bergamo pasi mbërriti nga Genoa në korrik 2025, dhe forma e tij e shkëlqyer në nivel klubi bëri që ai të regjistronte dy paraqitjet e tij të para si senior për ekipin kombëtar italian në qershor. /Telegrafi/


