Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Beqir Batatina zgjidhet kryetar i ri i Llapit

2018/11/batatinet.jpg

Klubi nga Podujeva, Llapi ka zgjedhur Beqir Batatinën si kryetar të ri të klubit.

Para disa javësh Llapi kishte shkarkuar nga detyra e trajnerit Bylbyl Sokolin, ndërsa vendin e tij e kishte zënë Bekim Shotani.

Pas largimit të Sokolit, nga klubi llapjan u larguan edhe disa nga aksionarët dhe donatori kryesor, njëherësh edhe kryetari i klubit Nexhat Dumnica.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe tani Llapi ka zgjedhur kryetar të ri Beqir Batatinën, i cili u votua pro nga të gjithë pjesëtarët e kryesisë së klubit.

Është vet Llapi që e ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar në Facebook, teksa ka treguar edhe për ardhjen e disa aksionarëve dhe drejtorëve të rinj në klub.

Postimi pa ndërhyrje i Llapit: Lajm i madh për tifozët "Legjendat" dhe qytetin e Podujevës, Llapi po vazhdon me konsolidiminBeqir Batatina zgjedhet Kryetari i ri i klubitPodujevë, 10 nëntor 2018 - Pas takimit të rregullt ndërmjet kryesisë së klubit "Llapi", të mbajtur sot me datë 10.11.2018 me qëllim vazdhimin e konsolidimit të klubit me aksionarët e rinjë, Drejtori Ekzekutiv, z. Tahir Batatina në parim propozoi që Kryetar i klubit të zgjedhet z. Beqir Batatina, i cili pas hudhjes në votim u mbështet fuqishëm dhe pa asnjë votë kundër ai nga sot do të jetë Kryetar i KF Llapit.Poashtu sot u zgjodhën edhe Drejtorët për transfere ndërkombëtare ku për shtetin e Zvicrrës u caktua, z. Bejtush Batatina dhe për Gjermani z. Amrush Batatina, ku fokusi i tyre do të jetë tek talentët llapjan dhe kosovar që të angazhohen në klube europiane dhe të tregojnë cilësitë e tyre.Drejtori ekzekutiv, Tahir Batatina me këtë rast përshëndeti tre aksionarët e rinjë ku para ndeshjes i prezantoi tek lojtarët së bashku me Kryetarin dhe kërkoj mbështetje maksimale që Llapi të jetë një skuadër stabile dhe e organizuar mirë. Në prezantim mungoi vetëm aksionari Amrush Batatina i cili ishte i angazhuar me ndërrmarjen e tij.Pra nga sot, aksionarët e rinjë të KF Llapit janë: z. Beqir Batatina, z. Bejtush Batatina dhe z. Amrush Batatina të cilët janë biznismenë të suksesshëm llapjanë me bizneset e tyre përkatëse në Zvicërr e Gjermani.Me respekt,Kryesia e KF "LLAPI", Podujevë/Telegrafi/