Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Amir Shaipi transferohet te Lugano

2021/09/amir-saipi-giovane-talento-per-la-porta-bianconera-773x515-1.jpg

Amir Shaipi është bërë me skuadër të re, por ka mbetur në futbollin zviceran.

Portieri i talentuar nga Kosova ka bërë hapin e madh në karrierë, ku nga Challange League është transferuar në Superligën zvicerane.

21-vjeçari ka lënë Schaffhausenin për tu transferuar tek skuadra elitare zvicerane, Lugano.

Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi i Luganos, që tanimë e ka prezantuar portierin kosovar.

Shaipi ka nënshkruar kontratë afatgjate me Luganon, nga e cila do të jetë i lidhur me klubin bardhezi deri në verën e vitit 2026.

Portieri nga Kosova është pjesë e Përfaqësueses U21 të Zvicrës, ku së fundmi mbrojti ndaj Gjibraltarit. /Telegrafi/