Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Allen bëhet me skuadër të re (Foto)

2016/07/JoeAllenLiverpoolvStokeCityCapitalOnehTN1lD9yArHx.jpg

Stoke City ka kompletuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit të Liverpoolit Joe Allen.

Futbollisti i Uellsit, që ishte në formacionin më të mirë të Euro 2016, kaloi sot testet mjekësore te klubi i ri dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Stoke City ka paguar rreth 13 milionë funte për shërbimet e lojtarit.

Ai do të jetë bashkëlojtar me Xherdan Shaqirin.