Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Albin Krasniqi rikthehet te Prishtina

Sulmuesi Albin Krasniqi është rikthyer te klubi i vjetër, Prishtina pas një periudhe te skuadra ukrainase Kolos Kovalivka.

Marrëveshja është kompletuar në formë huazimi, me futbollistin që do ta mbajë numrin 10 në fanellë.

Krasniqi e njeh shumë mirë Prishtinën, pasi shkëlqeu në vitin 2023, prandaj do ta ndihmojë tejmase klubin drejt objektivave, pra dalja në Evropë dhe titulli kampion.

“Një emër i njohur për tifozët bardhekaltër është sërish pjesë e Prishtinës. Albin Krasniqi është rikthyer në kryeqytet dhe do të mbajë fanellën tonë deri në fund të këtij sezoni, në formë huazimi nga klubi ukrainas Kolos Kovalivka”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ndërkohë, edhe vetë Krasniqi është i lumtur me rikthimin në shtëpi, kurse shtoi se do të jep maksimumin.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer te Prishtina dhe e di mirë rëndësinë e kësaj fanelle. Do të jap maksimumin tim në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje, për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat e klubit. Pas dy viteve që kam kaluar në këtë skuadër, e njoh mentalitetin dhe besoj se do të përshtatem shpejt, jo vetëm me lojtarët me të cilët kam luajtur më parë, por edhe me ata që janë bashkuar së fundmi”, tha ai për faqen zyrtare të klubit bardhëkaltër./Telegrafi