Zubizarreta: Gabriel Milito do të qëndrojë
18/01/2011
Qendërmbrojtësi argjentinas ka kërkuar nga klubi që ta huazojë te ndonjë skuadër ku do të luajë më shumë, ndërsa Genoa, Napoli dhe Malaga kanë shprehur interesim për shërbimet e 30-vjeçarit.
Mirëpo, Zubizarreta thotë se Milito ka ndërruar mendje dhe dëshiron të qëndrojë te lideri i La Ligas.
“Ai do të qëndrojë. Ai na ka thënë se ka menduar dhe nuk do të largohet. Ne jemi shumë të lumtur, sepse opsioni ynë i preferuar ishte që ta mbanim në skuadër”, ka thënë Zubizarreta për faqen zyrtare të Barcës. /Telegrafi/


