Please enter at least 3 characters.

Zogu i vogël u kap për metalin e ftohtë, e shpëtoi një pensionist

2017/01/Zogu-i-vogël-u-kap-për-metalin-e-ftohtë-shikoni-si-u-shpetua-nga-nje-pensionist-foto.png

Nelson Miller ka qenë duke i ushqyer kuajt në fermën e tij në Idaho të Shteteve të Bashkuara, kur e ka parë një zog të vogël që rrihte krahët por nuk lëvizte nga vendi.

Kur është afruar ka parë që shpeza është kapur për shufrën e ftohtë, transmeton Telegrafi.

Në atë moment, pensionisti e ka kapur në grusht gjallesën e frikësuar dhe ka nisur të fryj ngrohtë.

Pas disa çastesh, zogu i ka lëvizur këmbët pasi filluan t’i shkëputeshin nga metali i ftohtë.

“Mënyra më e mirë, për të nisur këtë vit të ri” ka shkruar Miller në përshkrimin e rastit. /Telegrafi/