Please enter at least 3 characters.

Zogiani përforcon Llapin

2016/01/zogiani-p-euml-rforcon-llapin_hd.jpg

Pasi rikthyen në skuadër njëri nga sulmuesit më të talentuar, Ilir Blakçorrin, llapjanët kanë transferuar edhe një lojtar me përvojë të madhe, transmeton Telegrafi.

Mesfushori Visar Zogiani është përforcimi më i ri i llapjanëve, të cilët e kanë prezantuar lojtarin në lokalet e klubit.

Zogiani ka arritur marrëveshje gjashtë mujore me bardh e kaltërtit dhe me përvojen e tij pritet t’i ndihmoj atyre për rikthim në Superligë. /Telegrafi/