Please enter at least 3 characters.

Zidane: Ramos është lojtari më i rëndësishëm i Realit

2017/10/ZinedineZidane-e1508854525984.jpg
231:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 23: Zinedine Zidane of France and Real Madrid CF wins The best Fifa men's coach award during The Best FIFA Football Awards Show on October 23, 2017 in London, England. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)
12:"Getty Images

Zinedine Zidane ua ka kushtuar çmimin e ‘Trajnerit të vitit’ lojtarëve të Real Madridit, nga të cilët mendon se Sergio Ramosi është më i rëndësishmi.

Qendërmbrojtësi i Los Blancos ishte njëri prej pesë lojtarëve të Realit që u zgjodhën në ‘Ekipin e vitit’ nga FIFA, krahas Marcelos, Cristiano Ronaldos, Toni Kroosit dhe Luka Modricit.

(Getty Images)

“Sergio Ramos është kapiteni ynë dhe e di statusin e tij në skuadër”.

“Fundja, ai është lojtari më i rëndësishëm në skuadër, sepse ai është lideri”.

“Madridi është klubi më i mirë në botë dhe qëllimi jonë është që të vazhdojmë të bëjmë histori me të gjithë këta lojtarë të mrekullueshëm që janë në klub”, ka deklaruar legjenda franceze për Radio Marca.

Në 12 muajt e kaluar, Reali i ka fituar pesë trofe duke përfshirë edhe La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

(Getty Images)

Në evenimentin e FIFA-s, Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë në botë. /Telegrafi/