Please enter at least 3 characters.

Zhvillimet në MMPHI, Izedin Bytyqi sillet nga Krimet Ekonomike në zyra të ministrisë dhe pastaj shoqërohet në polici

2024/10/462539484_1073117677858876_7648404970056835472_n.jpg

Bastisjet në MMPHI janë duke vazhduar ende nga Krimet Ekonomike me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Pak minuta më parë në objektin e kësaj ministrie është sjellë zëvendës sekretari, Izedin Bytyqi,  dhe i njëjti është shoqëruar në polici.

Mediat raportuan se të njëjtit i është bastisur edhe shtëpia gjatë paradites.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në Ministrinë e Mjedisit janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë a detyrimeve financiare.

Kujtojmë se Izedin Bytyqi është emëruar zëvendësues i sekretarit në Ministrinë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, vitin e kaluar.

I njëjti katër vite më parë ishte shkarkuar nga pozita e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, nga ministri i asaj kohe, Arban Abrashi.  /Telegrafi/