Please enter at least 3 characters.

Zhdrella: Jemi përgatitur për të mposhtur Ferizajn

2016/01/zhdrella-jemi-p-euml-rgatitur-p-euml-r-t-euml-mposhtur-ferizajn_hd.jpg

Prishtina dhe Ferizaj do të ndeshen të premten pasdite në kryeqytet në kuadër të xhiros së tetë të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

Zhdrella është i vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë fitorja kundër Ferizajt, por ai beson në forcën e skuadrës prishtinase.

“Ferizaj ka shumë ekip të mirë dhe pozita në tabelë në të cilën ndodhen nuk do të thotë asgjë, nuk është reale, sidomos në bazë të cilësisë që kanë. Por, ne jemi mobilizuar maksimalisht që t’i arrijmë tre pikët. Lehtë s’është me asnjë kundërshtar, por e rëndësishme është të japim maksimumin”, ka thënë Zhdrella për faqen zyrtar të FC Prishtina.

“Ne jemi duke zhvilluar lojë të mirë, është duke na munguar vetëm goli, por shpresoj shumë se pas kësaj ndeshje Prishtina do të jetë ajo që duhet të jetë”, ka theksuar Zhdrella. /Telegrafi/