Please enter at least 3 characters.

Zgjedhja e kryesisë së re, AGK të shtunën mban Kuvendin Zgjedhor

2024/01/ilustrim-mediat-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), të shtunën më 6 korrik do të mbaj Kuvendin Zgjedhor ku pritet të zgjedhet kryesia e re.

Sipas njoftimit për media, AGK ka bërë të ditur se Kuvendi Zgjedhor do të nis punimet në orën 11:00.

“Më 6 korrik, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, për zgjedhjen e kryesisë së re të organizatës, në Atelienë përballë Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni rendin e ditës për këtë Kuvend Zgjedhor:11:00 Regjistrimi;11:30 Hapja dhe nisja e punimeve të Kuvendit;11:40 Prezantimi i raportit të punës dhe atij financiar korrik 2021-korrik 2024;12:00 Propozimet dhe votimi për ndryshimet në Statutin e AGK-së;12:30 Zgjedhja e komisionit 5 anëtarësh të punës;12:40 Adresimet e kandidatëve për Kryetar;12:50 Votimi dhe procesi i numërimit për Kryetar/e dhe Anëtarë të Bordit;15:00 Shpallja e rezultateve. /Telegrafi/