Please enter at least 3 characters.

Zënka e heshtur mes pasagjerëve, ku njëra hapë xhamin e tjetri e mbyllë - dhe kështu vazhdojnë (Video)

2018/07/Zenka-foto.jpg

Në autobusin që po udhëtonte diku në Rusi, dy pasagjerë janë përfshirë në një zënkë të heshtur dhe pa fjalë, por me një kundërshtim të pazakontë.

Derisa udhëtarja e mbyllte xhamin e dritares, tjetri që ishte prapa e hapte sërish, veprim i cili zgjati për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

“Ata janë ende diku, duke vazhduar me hapjen dhe mbylljen e dritares” ka shkruar një komentues.

Nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të pazakontë, që nuk u shoqërua me ndonjë kundërvënie të dhunshme nga asnjëra palë. /Telegrafi/