Please enter at least 3 characters.

Zemaj paralajmëron gjoba, kërkon respektimin e manualit për mbrojtje nga përhapja e COVID-19

2020/06/2-124.jpg

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar sot nga qytetarët që të respektojnë udhëzimit e Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19, ndërsa ka paralajmëruar gjoba dhe ndëshkime për shkelësit e rregullave dhe mosrespektuesit e udhëzimeve.

Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se i tërë personeli mjekësor në klinikat e QKUK dhe në spitalet rajonale është i mobilizuar maksimalisht, ndërsa Klinika Infektive në Prishtinë duhet përforcuar me kapacitete të reja.

Lexoni të plotë postimin e ministrit të Shëndetësisë:

Armiku i padukshëm vazhdon ta kërcënon shëndetin tonë.Disa qytetarë të Kosovës dhe mijëra persona në mbarë globin fatkeqësisht kanë humbur jetën.Nga kjo pandemi së fundi janë prekur edhe institucionet kryesore të shtetit.Kjo e hedh poshtë idenë e atyre që mendja iu punon për konspiracione dhe që pretendojnë̈ se virusi nuk ekziston, ose e relativizojnë rrezikun e tij.Kjo luftë po zhvillohet kryesisht në frontin e shëndetësisë̈.I tërë personeli mjekësor në klinikat e QKUK dhe në spitalet rajonale është i mobilizuar maksimalisht.Klinika Infektive në Prishtinë duhet përforcuar me kapacitete të reja.Është detyrë e elitave intelektualëve, punëtorëve, burrave, grave, rinisë dhe gjyshërve, që të reflektojnë̈.Kujdesuni për familjen dhe të dashurit!Reduktoni kontaktet, që të evitohet  përhapja e virusit!Të mos paguajmë kosto të lartë. Sistemi ynë  shëndetësor të mos mbingarkohet.Respektoni udhëzimet e “Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19”.Për mosrespektuesit e udhëzimeve dhe shkelësit e rregullave do të këtë gjoba dhe ndëshkime sipas ligjit”. /Telegrafi/