Zë i ëmbël dhe i ngrohtë, "Hija Jote" - projekti që prezanton në skenë artisten e re nga Peja, Palma Pelaj (Foto/Video)
Palma Pelaj, një zë i ngrohtë dhe një vajzë e re, plotë stil e pozitivitet, me prejardhje nga Peja, por e lindur në Gjermani, është nga këngëtaret më të reja që po tenton t’i bashkohet estradës shqiptare.
Vokali i saj karakteristik dhe i ëmbël, ka bërë që Palma krahas studimeve, pasion të madh të ketë këndimin dhe muzikën.
Palma ishte para pak kohësh dhe pjesë e disa prej kompeticioneve për talentë të rinj, në Gjermani.
Ndërkaq, dëshira për të kënduar në shqip, këto ditë e ka sjellë Palmën në Prishtinë, ku e ka realizuar edhe këngën e saj të parë me titull “Hija jote”.
Komponuar e orekestruar nga Fatos Canolli, e tekst nga Vera Pelaj, kënga “Hija jote” që në ditët e para të publikimit në rrjetin social “Youtube”, ka arritur të klikohet e adhurohet mjaft nga audienca. /Telegrafi/


