Please enter at least 3 characters.

'Zbuten' gjakrat mes Angelina Joliet dhe Brad Pitt, dyshja po fillojnë të bien dakord për kujdestarinë e fëmijëve

2018/08/braad3.jpg
296:"NEW YORK, NY - NOVEMBER 03: Angelina Jolie (L) and Brad Pitt attend an official Academy Screening of BY THE SEA hosted by The Academy Of Motion Picture Arts And Sciences on November 3, 2015 in New York City. (Photo by Robin Marchant/Getty Images for Academy of Motion Picture Arts and Sciences)
14:"Robin Marchant

Divorci i Brad Pittit dhe Angelina Joliet vazhdon të jetë shumë i përfolur në media.

Raporti i ri thotë se Angelina e 'zbuti qëndrimin e saj', dhe tani dëshiron një përfundim miqësor për martesën e saj me Bradin, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Ish-çifti kanë arritur një marrëveshje për një kujdestari të përkohshme për fëmijët e tyre.

“Angelina po shijon ditët e fundit të verës para fillimit të shkollës. Ndërsa, po i ndihmon fëmijët rreth rregullimit të raporteve me babanë e tyre”, ka treguar një burim i afërt me aktoren.

Dyshja janë prindër të vajzave: Zahara, 13, Shiloh, 12 dhe Vivienne, 10 vjeçe, dhe djemve: djemve Maddox, 17, Pax, 14, Knox, 10 vjeç.

Vetëm pak javë më parë, gjakrat mes aktorëve ishin mjaft të nxehur, kjo pasi Angelina hodhi akuzat se Brad nuk ka kryer obligimet ndaj fëmijëve.

E kundërpërgjigja e aktorit, bëri që edhe Gjykata të tregohet më e ashpër me Angelinën.

Ndërsa së fundmi, thuhet se aktorja po dëshiron të arrijë ‘armëpushim miqësor’ me Brad-in. /Telegrafi/