Please enter at least 3 characters.

Zbatohet ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda në disa akse rrugore në Maqedoni

2017/01/komunikacion-dimeror.jpg

Për shkak të të reshurave të dendura të dëborës, në Maqedoni edhe sot është zbatuar ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda në disa drejtime rrugore të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndalesa është zbatuar për në Pletvar, si edhe në magjistralen Gostivar - Ohër, në Strazhë dhe Presekë.

Edhe në rrugën Mavrovë - Dibër është zbatuar ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda. Drejtimi rrugor Brodi Maqedonas - Zdunjë, ku gravitojnë 11 fshatra nuk është i kalueshëm me të gjitha llojet e automjeteve./Telegrafi/