Please enter at least 3 characters.

Zaev ftohet të përfaqësojë Maqedoninë në takimin BE - Ballkani Perëndimor

2016/12/Zaev-grusht.jpg
18:"Robert ATANASOVSKI

Komisioni Evropian (KE) është duke përgatitur një takim ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku të futar do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këtë, agjencia e lajmeve AIM bën të ditur se zyrtarja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e ka ftuar Zoran Zaevin që ta përfaqësojë Maqedoninë në këtë takim.

Ftesa për Zaevin është dërguar si ''i caktuar për kryeministër''. Qëllimi i takimit është që të diskutohet për gjendjen në rajon në lidhje me ngjarjet e fundit, si edhe për të ardhmen e përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/