Please enter at least 3 characters.

Young: Interi mbetet në garë për titull

2020/02/GettyImages-1201376188-e1581894764847.jpg
242:"ROME, ITALY - FEBRUARY 16: Ashley Young of FC Internazionale scores the opening goal during the Serie A match between SS Lazio and FC Internazionale at Stadio Olimpico on February 16, 2020 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Ashley Young thotë se Interi mbetet në garë për titullin e Serie A, përkundër humbjes nga Lazio (2-1) dhe zhvendosjes në vend të tretë në tabelë.

Mbrojtësi anglez shënoi golin e parë për zikaltrit në Stadio Olimpico, mirëpo vendasit u rikthyen me dy gola për ta përmbysur rezultatin duke e fituar ndeshjen në tërësi.

Në këtë mënyrë, Juventusi qëndron lider me 57 pikë, i ndjekur nga Lazio me 56 dhe më pas Interi me 54 pikë.

Romelu Lukaku dhe Ashley Young (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

“Është fakt që e humbëm ndeshjen dhe do të dëshiroja të mos kisha shënuar unë dhe të kishim fituar, por ashtu ndodhi”, ka deklaruar Young për Sky Sport Italia.

“Kemi edhe shumë ndeshje përpara, duhet ta tejkalojmë shpejt këtë dhe të përgatitemi për takimin e radhës”.

“Natyrisht se akoma jemi në garë, ka shumë ndeshje, shumë pikë për t’u marrë dhe jam i sigurt se do të kthehemi te fitoret”, ka shtuar lojtari i Interit. /Telegrafi/