Please enter at least 3 characters.

Ylli i NBA, Kristaps Porzingis akuzohet për përdhunim

2019/03/GettyImages-873850640.jpg
508:"NEW YORK, NY - NOVEMBER 13: LeBron James #23 of the Cleveland Cavaliers passes the ball as Lance Thomas #42 and Kristaps Porzingis #6 of the New York Knicks defend at Madison Square Garden on November 13, 2017 in New York City.The Cleveland Cavaliers defeated the New York Knicks 104-101. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this Photograph, user is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement (Photo by Elsa/Getty Images)
12:"Getty Images

Basketbollisti letonez, Kristaps Porzingis nuk është duke luajtur që disa muaj basketboll.

Lëndimi i tij i ka pamundësuar të luaj fillimisht me New Yorkun dhe pastaj me Dallas Mavericks.

Por 23-vjeçari tani ka një tjetër problem, pasi po akuzohet për përdhunim të një bashkëmoshatare.

E përditshmja amerikane ‘New York Post’, ka konfirmuar se e dhunuara nuk e kishte denoncuar fillimisht basketbollistin pasi kishte negociuar me të për një pagesë.

Kristaps Porzingis. . (Foto: Abbie Parr/Getty Images/Guliver)

Emri i të dhunuarës nuk është bërë publik, por asaj i janë premtuar 68 mijë dollarë për të mos folur.

Gjithsesi avokati i lojtarit ka thënë se janë në dijeni për akuzohet por që i kanë hedhur poshtë ato.

Sipas akuzës, basketbollisti ka ushtruar dhunë ndaj vajzës, duke e detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Vajza, që është moshatare me lojtarin, i është drejtuar policisë për këtë ngjarje dhe ka pranuar se fillimisht ka negociuar që të paguhej për të heshtur. /Telegrafi/