Please enter at least 3 characters.

Yll Limani më 9 prill sjell këngën e re

2022/04/Screenshot_11-6.png

Artisti shqiptar, Yll Limani, që një kohë të gjatë ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

Siç tashmë njihet për zhanrin e tij, ai edhe kësaj radhe duket se po vjen me një baladë dedikuar dashurisë.

Njoftimin e ka bërë në rrjete sociale, madje ka publikuar një fragment të shkurtër të këngës së radhës.

Mes tjerash, këngëtari i njohur i estradës bëri me dije se do të lansohet i plotë më 9 prill (e premte).

“9 prill - 21:00”, ka shkruar ai.

Të shumta kanë qenë reagimet në hapësirën për komente, fansat e së cilit siç shihet mezi po presin për prurjen e re të 27-vjeçarit.

Kjo vjen pas bashkëpunimit “Fjalë” me DJ Geek, që e sollën në fillim të muajit shkurt dhe tani ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve. /Telegrafi/