Please enter at least 3 characters.

Xhuli Nura poston video në Instagram, tregon se është gati për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Xhuli Nura ka postuar një video në Instagram, në të cilën tregon se është gati për ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Në video ajo shprehet: “Përshëndetje njerëz të bukur, jemi bërë gati të shkojmë të shikojmë lojën Shqipëri-Serbi.

Ju e dini, tifozja e flaktë që jam në tribunë e çdo loje që bëhet me Shqipërinë, por gjithashtu kjo lojë është shumë e rëndësishme, sepse kemi histori të tërë me okupatorin serb, kështu që mua nuk më vjen keq ta them këtë gjë që unë ndiej”.

Ajo tregon edhe veshjen e saj, duke thënë: “Sot kam veshur rrobat e Rugovës, e kam modifikuar pak.
Kjo është diçka që ma kanë bërë gratë e Rugovës si dhuratë, sot do të tregoj traditë, vlerë shqiptare".

Me këtë postim, Xhuli Nura tregon jo vetëm mbështetjen e saj të zjarrtë për kombëtaren, por edhe lidhjen e thellë me traditat dhe vlerat shqiptare që ajo dëshiron t’i mbajë gjallë. /Telegrafi/