Please enter at least 3 characters.

Xhiro e 26-të luhet në mesjavë, kryendeshja zhvillohet në Podujevë

2020/06/104493492_10159050421663538_4466930953506113631_o.jpg

Java e 26-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet këtë mesjavë.

Të mërkurën janë në program tri ndeshje, ndërsa ditën e enjte tri të tjera.

Skuadra thuajse e rënë nga Superliga, Vushtrria do të jetë nikoqire e liderit aktual Dritës, ndërsa ekipi i fundit në tabelë, Dukagjini i Klinës pret Gjilanin.

Të mërkurën në program është edhe ndeshja shumë interesante në luftën për mbijetesë, ku Trepça ’89 pret Flamurtarin.

E ndeshja kryesore e kësaj xhiro do të zhvillohet ditën e enjte në Podujevë, ku Llapi është nikoqir i Prishtinës.

Feronikeli synon që të vazhdoj me fitore teksa pret Drenicën në Drenas, ndërsa Ballkani do ta vizitoj Ferizajn. /Telegrafi/Orari i xhiros së 26-të në Ipko Superligën e Kosovës:E mërkure:

Vushtrria – Drita

Trepça ‘89 – Flamurtari

Dukagjini – Gjilani

E enjte:

Llapi – Prishtina

Feronikeli – Drenica

Ferizaj – Ballkani

Të gjitha ndeshjet fillojnë̈ nga ora 17:00.