Please enter at least 3 characters.

Xhensila Myrtezaj ndan momente të lumtura nga festa e ditëlindjes së vajzës

2020/07/xhensilamyrtezaj_108168873_2665772520367353_2805590225126650410_n-1-e1594653662621.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, gjatë ditës së djeshme (e diel), ka përjetuar një ditë mjaft të veçnatë.

Kjo vjen pasi vajza e saj, Ajka, ka festuar ditëlindjen e dytë, me ç'rast ajo ka përgatitur festë për një ditë të tillë.

Përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka ndarë momente të lumtura nga organizimi.

Vendi i dekoruar kryesisht me ngjyrë rozë, shfaqi bukuroshen brune dhe familjen e saj mjaft të gëzuar, ndërsa shiheshin edhe pjesëtarë tjerë të familjes.

“Nga çka kemi jetuar, këto janë vitet më me Ajk të jetës sonë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.

Urime të shumta për të voglën e tyre, ajo mori nga figura të njohura publike, përfshirë familjarët dhe fansat e saj.

Ndërkaq, Xhensila dhe aktori i njohur Bes Kallaku, sollën në jetë vajzën e tyre dy vite më parë. /Telegrafi/