Please enter at least 3 characters.

Xhemaili: Dua ta mbylli karrierën te Bologna

2019/12/GettyImages-1189742309.jpg
287:"BOLOGNA, ITALY - NOVEMBER 24: Blerim Dzemaili of Bologna FC celebrates after scoring his team's second goal during the Serie A match between Bologna FC and Parma Calcio at Stadio Renato Dall'Ara on November 24, 2019 in Bologna, Italy. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)
12:"Getty Images

Kontrata e kapitenit të Bolognas, Blerim Xhemaili skadon verën e ardhshme, por lojtari e ka zbuluar dëshirën e tij se karrierën do ta mbyll në këtë klub. 

Mesfushori shqiptar mbush 34 vjet në prill dhe në qershor kontrata e tij me klubin nga Renato Dall'Ara do të skadojë.

Këtë sezon ai ka luajtur 14 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar një gol.

Blerim Xhemaili në aksion me Bolognan (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

"Unë do të doja ta përfundoja karrierën time këtu", tha 33-vjeçari për La Gazzetta dello Sport.

Ai ka folur edhe për raportet me trajnerin Sinisa Mihajlovic.

"Kontakti që kemi pasur përmes Skype [gjatë verës] do të mbetet në mendjen tonë për tërë jetën".

Blerim Xhemaili (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

"Ishte 13 korriku dhe unë qava. Ne i thamë vetes se ai kishte bërë gjëra të jashtëzakonshme për ne”, ka thënë Xhemaili.

Ai tregon se lidhjet mes tyre janë më të mëdha tani. /Telegrafi/