Please enter at least 3 characters.

Whyte i kërkon përballje Wilderit pas fitores me nokaut ndaj Browne, ky i fundit dërgohet në spital pas meçit

2018/03/Whyte-Browne.jpg

Dillian Whyte është më afër se kurrë për t’u përballur me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder.

E gjitha kjo pasi ai arriti të fitojë ndaj Lucas Browne në O2 Arena të Londrës, duke nokautuar australianin në rundin e gjashtë.

(Foto: /Getty Images)

Whyte si 29 vjeçar kishte humbur vetëm një herë në karrierë në 24 përballje, atë ndaj Anthony Joshuas në vitin 2015 dhe tani arriti t’i jap fund rekordit (25 fitore, asnjë humbje) të Browne në mënyrën më të mirë të mundshme.

"E dija që do të ndodhte. Deontay Wilder ku je? Le ta bëjmë në qershor”, ka thënë Whyte pas fitores.

(Foto: Getty Images)

Se ishte një fitore e merituar e tregon edhe fakti se Browne u trajtua nga mjekët disa herë në mes të rundeve. 38-vjeçari pas meçit u dërgua në spital për mjekim të tutjeshëm pasi lëndimet e marra nuk ishin të vogla.

Whyte, tani renditet si i pari në WBC dhe kështu është vazhdon të jetë konkurrenti i parë për një përballje të mundshme me kampionin Wilder.

(Foto: Getty Images)

Por, qëllimi aktual i Wilder është një meç me Anthony Joshuan, gjithmonë nëse ky fiton ndaj Joseph Parker në Cardiff.

(Foto: Getty Images)

Se si do t’i reagojë Wilder thirrjes së Whyte kjo mbetet të shihet.

(Foto: Richard Pelham/TheSun

Ndërsa më poshtë kemi momentet më të mira të meçit Whyte - Browne. /Telegrafi/

Brownes i duhej mjekim gjatë rundit të tretë pas disa goditjeve të marra:

https://twitter.com/HBOboxing/status/977675594082258945

Dhe dominimi i Whyte vazhdoi:

https://twitter.com/HBOboxing/status/977677300522156032

Momenti kur Whyte nokautoi fuqishëm Brrownen:

https://twitter.com/HBOboxing/status/977680501178884096

Meçi i plotë: