Please enter at least 3 characters.

Wenger refuzon Fulhamin për të dytën herë

2019/05/Wenger.jpg
242:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 28: Arsene Wenger, Manager of Arsenal looks on prior to the Premier League match between Crystal Palace and Arsenal at Selhurst Park on December 28, 2017 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsene Wenger ka refuzuar përsëri mundësinë për tu bërë trajner i klubit anglez, Fulham.

Trajneri francez ka mbetur i lirë që nga largimi i tij nga Arsenali në verën e vitit të kaluar, ku në vend të tij erdhi Unai Emery.

Megjithatë, skuadrat e interesuara për Wenger nuk kanë munguar dhe francezi është lidhur me një numër të madh klubesh.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Wenger ka refuzuar mundësinë për të marrë përsipër menaxhimin e Fulhamit për herë të dytë këtë sezon.

Arsene Wenger (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Fulhami së pari herë iu ofrua trajnerit francez përpara se të caktojë Claudio Ranierin në muajin nëntor.

Nëse Fulham dështon ta joshë një emër të madh për të drejtuar klubin nga Craven Cottage, Scott Parkerit do t'i ofrohet një rol i përhershëm. /Telegrafi/